image Rahoveci pa problem triumfon ndaj Dritës

Basketboll

Rahoveci pa problem triumfon ndaj Dritës

news image

Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Dritës me rezultat 104:122 (25:36, 23:29, 29:26, 27:33), në kuadër të javës së nëntë të Superligës, që ishte e dyta këtë edicion ndaj gjilanasve, njëkohësisht fitoret e vetme të Vreshtarëve këtë edicion.

Te Drita u dalluan Isaiah Johnson me 28 pikë e gjashtë kërcime, Marcus Mayers me 25 pikë dhe Bardh Jakupi me 16 pikë e pesë kërcime.

Vreshtarët në tjetrën anë në ditën e tyre kishte basktebollistët, Altin Morina me 31 pikë, shtatë kërcime dhe tetë asistime, Tyheim Monroe me 22 pikë e 16 kërcime dhe Milik Yarbough me 26 pikë e 16 kërcime.

Drita ka nëntë humbje në nëntë ndeshje, kurse Rahoveci dy fitore (ndaj gjilanasve) dhe gjashtë humbje. /Gazeta Sinjali Sporti/