Ndeshja e basketbollit, Rahoveci-Trepça është ndërprerë për disa minuta. Kjo për shkak se disa tifozë kanë hyrë në parket dhe kanë hedhur gjësende.
Klubi i Rahovecit përmes një statusi në Facebook ka dhënë detaje nga ky incident.
“Për shkak të sjelljeve josportive dhe hudhjes së gjësendeve të rrezikshme në parket, Policia zbraz tribunën veriore, aty ku ishin të pozicionuar tifozët e Trepçës.”, thuhet në postimin e KB Rahovecit. /Gazeta Sinjali/