Rahoveci ka arritur që të triumfojë në ndeshjen ndaj Bashkimit, e vlefshme për xhiron e 17-të në Superligën e Kosovës, shkruan Sinjali Sport.
Vreshtarët e mposhtën skuadrën prizrenase me rezultat të thellë 87:68.
Rahoveci ka arritur që të triumfojë në ndeshjen ndaj Bashkimit, e vlefshme për xhiron e 18-të në Superligën e Kosovës, shkruan Sinjali Sport.
Vreshtarët e mposhtën skuadrën prizrenase me rezultat të thellë 87:68.
Vendasit filluan dhe mbaruan ndeshjen duke i fituar dy periudhat, të parin (25:11) dhe të fundit (27:18), kurse çereku i i dytë (15:19) i takoi mysafirëve, përderisa i treti ishte i barabartë (20:20).
Musab Mala shkëlqeu te Rahoveci, duke i arritur shifrat e vështira “triple-double” me 15 pikë, 14 asistime dhe 12 kërcime, si dhe i ndihmuar nga Milik Yarbough, i cili ishte më efikasi me 28 pikë dhe 10 kërcime.
Në anën tjetër, Bashkimi kishte Valon Bunjakun, lojtarin më efektiv me 18 pikë.
Kjo ishte fitorja e pestë e Rahovecit, derisa ka edhe 11 humbje, kurse për Bashkimi ishte disfata e 10, përderisa ka tetë fitore.