image Rahoveci bën rikthimin e madh, mposhtë Trepçën në fund të ndeshjes

Basketboll

Basketboll/ Rahoveci bën rikthimin e madh, mposhtë Trepçën në fund të ndeshjes

news image

Ekipi i Rahovecit ka shënuar një fitore të madhe kundër Trepçës në kuadër të Kupës së Kosovës.

‘Vreshtarët’ i mposhtën ‘Minatorët’ me rezultat 97-95. Edhe pse përgjatë tre çerekëve Rahoveci ishte në disavantazh, në çerekun e katërt Rahoveci bëri kthesën e madhe duke fituar ndeshjen.

Lojtari më i dalluar tek Rahoveci ishte Darell Davis me 37 pikë e 12 kërcime.

Në fund të çerekut të katërt, ndeshja u ndërpre për disa minuta për shkak se disa tifozë hynë në parket dhe hodhën gjësende./Gazeta Sinjali/