image Rahoveci bëhet me tre tunele dezinfektuese

Kosovë

Pandemia/ Rahoveci bëhet me tre tunele dezinfektuese

news image

Teqeja e Madhe e Helvetive në Rahovec sot i ka dhuruar komunës dy tunele dezinfektuese, për të cilat kryetari, Smajl Latifi, shprehu mirënjohje dhe falënderim me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Ky tunel ka sistem automatik (me senzor), i cili aktivizohet posa të kalohet nëpër të, dhe tani e tutje mund të shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët, para se të marrin shërbimet e tyre pranë Administratës Komunale në Rahovec. Shejh Besim Shehu, një tunel dezinfektues të formatit të tillë, po ashtu e ka vendosur edhe pranë Teqesë së Madhe të Halvetive në Rahovec, i cili mund të shfrytëzohet nga të gjithë ju të nderuar bashkëqytetarë”, ka shkruar kryetari Latifi.

Para pak ditësh në këtë qytet ishte vendosur tuneli i parë i këtij lloji, duke u vënë në dispozicion për të gjithë qytetarët./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/SmajlLatifi50/posts/1080247389000746?__xts__[0]=68.ARAej3xZDEXIaFz-rL3-xgkbFaLafQI5dF1O2966JoVw5aoGHu6DZu2WG3Uo16B749Sl5jTkS-PPaa1muK0QmdY5L1nZTuhwzr98NdDw1W2o3U2WqPxSEW6Y60jk-HimfWR47-achlwlY9mWu2ZWlOmg7OJWG5MOPimkUo0nrykBKSdyxDBeKolT6PpNog8z0lRN4Q5vvploCZPWrW-gw2LvZ25zgh4Wn4YPJjAjoEAUUs0E0uADHrmPPG9Dk7kuQKYfZt_Wn1MuRbCxcJWwKTAlpLhYA4oa2IAvBn3rQmUP-msP48scENmzVBdUcgoScia2se9tKa5G8y4f4Bzh4DoT2g&__tn__=-R