image Rahoveci-Bashkimi, sfida më interesante këtë fundjavë në basketboll

Basketboll

Sport/ Rahoveci-Bashkimi, sfida më interesante këtë fundjavë në basketboll

news image

Këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Sfida më interesante shihet ajo ndërmjet Rahovecit dhe Bashkimit, që do të zhvillohet të dielën mbrëma nga ora 19:00.

Vreshtarët kanë dy fitore në dy ndeshje, derisa prizrenasit dy fitore dhe një humbje nga tri takime të zhvilluara.

Xhiroja hapet me takimin në mes të Pejës dhe Lipjanit, ku pejanët shihen favoritë për të fituar, derisa lipjanasit kanë katër humbje nga katër ndeshje.

Të shtunën gjithashtu Sigal Prishtina shihet favorite kundër Feronikelit. Bardhekaltrit kanë dy fitore dhe një humbje, kurse skuadra nga Drenasi ka tri humbje nga tri ndeshje.

Ndeshje interesante është edhe ajo ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Trepçës, ku prizrenasit kanë dy fitore dhe dy humbje, kurse mitrovicasit dy humbje nga dy ndeshje.

Superliga – Java 5

E shtunë: 17:00 Peja – Lipjani, 19:00 Sigal Prishtina – Feronikeli.

E diel: 17:00 Ponte Prizreni – Trepça, 19:00 Rahoveci – Bashkimi.