image Rahovec: Hajnat i hynë në shtëpi, vodhën ari, armë e fishekë

Raporti/ Rahovec: Hajnat i hynë në shtëpi, vodhën ari, armë e fishekë

news image

Një person në Rahovec ka raportuar në polici se persona të panjohur i kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë vjedhur stoli ari, vlera e të cilave nuk dihet, një pistoletë me 50 fishekë të kalibrit 9mm, për të cilën pronari kishte leje.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 18:00. /Gazeta Sinjali/