image Radio-taksitë protestojnë para objektit të Komunës së Prishtinës

Kosovë

Radio-taksitë protestojnë para objektit të Komunës së Prishtinës

news image

Shoqata e radio-taksive, do të protestojnë para Komunës së Prishtinës, si shenjë pakënaqësie për mos krijimin e kushteve të punës.

Vendimi për protesta është marrë javën e kaluar nga Shoqata e radio-taksive.

Protestat mbahen prej datës 15 deri 17 qershor, ku 50 vetura të auto-taksive do të parkohen përreth objektit të komunës pa e penguar komunikacionin.

Protesta do të mbahet nga ora 11:00 deri në orën 12:00./ Gazeta Sinjali/