image Radhë të gjata për një vulë apostile para MPJD-së, s'ka respektim të masave antiCOVID

Kosovë

Radhë të gjata për një vulë apostile para MPJD-së, s’ka respektim të masave antiCOVID

news image

Edhe gjatë ditës së sotme para Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) janë mbledhur një numër i madh i qytetarëve të cilët po presin për t’u pajisur me një vulë apostile.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali i cili njëjtë po pret për këtë shërbim tha se edhe pse në kohë pandemie, shumë qytetarë nuk janë ta pajisur me maska, por as nuk po respektohet distanca.

Radha e njerëzve që po presin pothuajse ka arritur deri në fillim të rrugës kryesore.

/GazetaSinjali/