Edhe gjatë ditës së sotme para Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) janë mbledhur një numër i madh i qytetarëve të cilët po presin për t’u pajisur me një vulë apostile.
Një sinjalizues i Gazetës Sinjali i cili njëjtë po pret për këtë shërbim tha se edhe pse në kohë pandemie, shumë qytetarë nuk janë ta pajisur me maska, por as nuk po respektohet distanca.
Radha e njerëzve që po presin pothuajse ka arritur deri në fillim të rrugës kryesore.