Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një i ri nga Prishtina ka humbur jetën sot në Rugovë pasi ka rënë nga një lartësi, derisa ishte duke u shëtitur me shokët e tij. Policia e ka konfirmuar rastin për Sinjalin dhe ka njoftuar se i riu ka vdekur pasi ka rënë në lumë.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 17:00, në kilometrin e shtatë të rrugës Pejë- Rugovë, mbi tunelin e dytë.
Nga Policia kanë bërë me dije në vendin e ngjarjes ka dalë Emergjenca, Policia dhe Zjarrfikësit, ndërsa vdekjen e viktimës e ka kontatuar mjeku në vendin ku ndodhi ngjarja.
Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se shokët e viktimës, të cilët ishin me të në momentin kritik, tashmë janë shoqëruar në stacionin policor në Pejë për t’u intervistuar.