Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar sot edhe 32 raste të reja me koronavirus, ndërsa asnjë prej të infektuarve nuk është nga Ferizaj.
Dje poashtu nuk është konfirmuar asnjë i infektuar me koronavirus nga Ferizaj, ndërsa kryetari i kësaj komune, Agim Aliu, ka thënë për Gazetën Sinjali se sot janë testuar 16 mostra.
Ndërkohë, sot negative kanë rezultuar edhe 54 mostra nga Gjilani dhe 40 mostra nga Rahoveci.
Ferizaj mbetet megjithatë komuna me më së shumti raste me koronavirus (98). /Gazeta Sinjali/