Në qytetin lindor të Kinës, Qingdao, brenda pesë ditëve janë testuar për koronavirus rreth nëntë milionë njerëz.
Shumë kabina janë ngritur në gjithë qytetin dhe prej orës 7 të mëngjesit deri në orën 11 bëhen vazhdimisht teste.
Global Times raportoi sot se 3.07 milionë njerëz do të testohen vetëm sot. E deri më tani, janë testuar 1/3 e popullsisë.
Deri më tani, 1,1 milion teste janë realizuar dhe të gjitha janë negative. /Gazeta Sinjali/