image Qyteti kinez mbyll transportin publik pas virusit vdekjeprurës

Botë

Botë/ Qyteti kinez mbyll transportin publik pas virusit vdekjeprurës

news image

Qyteti i Wuhanit me njëmbëdhjetë milionë njerëz, do të mbyllë përkohësisht transportin publik, teksa përpiqet të ndalojë përhapjen e një lloji të ri të virusit.

Ata që jetojnë në këtë qytet janë këshilluar që të mos largohen, transmeton Gazeta Sinjali.

BBC raporton se nga virusi janë konfirmuar 500 raste, ku 17 njerëz edhe kanë vdekur.

Virusi kuptohet të jetë një lloj i ri i koronavirusit i pa identifikuar më parë te njerëzit. Virusi Sars (sindromi i rëndë i frymëmarrjes akute) që vrau gati 800 njerëz në nivel global në fillim të viteve 2000 ishte gjithashtu një koronavirus, siç është edhe ftohja e zakonshme.

Të gjitha vdekjet deri më tani kanë qenë në Hubei, provinca përreth qytetit Wuhan./Gazeta Sinjali/