image Qytetarja i gjen pasaportat, por jo edhe dokumentet e djalit me leukemi

Kosovë

Vjedhja/ Qytetarja i gjen pasaportat, por jo edhe dokumentet e djalit me leukemi

news image

Blerina Boqolli, të cilës sot ia kanë vjedhur dy çanta teksa po shkonte në QKUK për t’i bërë kontrollë djalit që vuan nga leukemia, ka arritur t’i gjej pasaportat.

Sidoqoftë, ajo nuk ka arritur ta gjej ende dokumentacionin mjekësor të djalit të saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas saj, njëra çantë brenda kishte pasaportat e saj dhe të djalit, ndërsa tjetra çantë kishte dokumentet mjekësore të djalit.

Përveç dokumenteve që i ka pasur në dy çantat, asaj i janë vjedhur edhe 700 euro para të gatshme dhe stoli ari. /Gazeta Sinjali/