image Nëna shkon për ta kontrolluar djalin në QKUK, hajnat ia vjedhin çantën me dokumente, 700 euro dhe stoli ari

Nëna shkon për ta kontrolluar djalin në QKUK, hajnat ia vjedhin çantën me dokumente, 700 euro dhe stoli ari

news image

Kishte ardhur nga Peja në QKUK për t’ia bërë një kontrollë mjekësore djalit të saj, i cili vuan nga leukemia, por në parking të spitalit persona të panjohur ia kanë vjedhur çantën e krahut dhe atë të laptopit. Në këtë të fundit thotë se i ka pasur pasaportat dhe dokumentet e djalit (të nevojshme për ta dërguar në Turqi për kontrollë mjekësore më 20 janar), raporton Gazeta Sinjali.

E kontaktuar nga Gazeta Sinjali, nëna tha se aktualisht ndodhet në stacionin policor ku është duke e raportuar vjedhjen.

Përveç dokumenteve të rëndësishme që i ka pasur në dy çantat, ajo theksoi se me vete ka pasur edhe 700 euro para të gatshme dhe stoli ari.

Kjo nënë ka një thirrje për të gjithë qytetarët që nëse shohin në rrugë dokumente me emrin e djalit të saj Ideal Boqolli ta lajmërojnë atë.

“Ju lutem shumë, për mjete monetare që kanë qenë aty s’po jam ngusht, vetëm nese dikush i shesh rreth spitalit dokumente në emër të Ideal Boqollit më lajmëroni”, është kjo thirrja e nënës. /Gazeta Sinjali/

Thirrja e kësaj nëne është shpërndarë edhe në grupe të ndryshme në internet.