image Qytetarit i vidhet çanta në objektin e Komunës së Prishtinës

Siguri

Qytetarit i vidhet çanta në objektin e Komunës së Prishtinës

news image

Një qytetarit i është vjedhur çanta sot në objektin e Komunës së Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, përmes një postimi në grupin “Network Prishtina”.

Ajo thotë se në çantë bashkëshorti i saj kishte para, kartela bankare, dokumente, si dhe çelësat e veturës.

Qytetarja ka thënë se dëshmitarët që kanë qenë në vendin e ngjarjes u kanë thënë se çantën e ka marrë një grua që kërkon lëmoshë./Gazeta Sinjali/