Shkeljet e rregullave të trafikut janë bërë të shpeshta, mirëpo është rritur raportimi për to, shkruan Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues ka dërguar pamje në adresë të Sinjalit, ku shihet se një veturë ka qarkulluar rrugëve pa i ndezur dritat, të cilat duhet të përdoren gjatë gjithë kohës.
Sipas sinjalizuesit, pamjet janë bërë sot në rrugën “Remzi Ademi” në Prizren rreth orës 21:00.