image Qytetari nuk u lejua të hyjë pa maskë, i revoltuar thyen xhamin e autobusit të Trafikut Urban (Pamje)

Siguri

Qytetari nuk u lejua të hyjë pa maskë, i revoltuar thyen xhamin e autobusit të Trafikut Urban (Pamje)

news image

Një qytetar ka thyer xhamin e njërit prej autobusëve të linjës 4 të Trafikut Urban në Prishtinë, pasi që i njëjti nuk është lejuar të qëndronte në autobus pa maskë mbrojtëse.

Këtë e bëri të ditur Trafiku Urban përmes një njoftimi, ku thuhet se autobusi ka qenë me qytetarë duke qarkulluar në drejtim të qytetit pastaj është sulmuar nga një qytetar, pasi që ai nuk është lejuar të qëndrojë në autobus pa maskë.

Qytetari i revoltuar ka dal nga autobusi dhe ka goditur autobusin, ku si pasojë ka ardhur deri tek thyerja e xhamit.

 “Me datë 22.08.2021, autobusi i “Trafikut Urban” i Linjës 4 i cili ka qenë me qytetarë duke qarkulluar në destinacionin nga parku i Gërmisë në drejtim të qytetit është sulmuar nga një qytetar i pa ndërgjegjshëm, i cili pasi që nuk është lejuar të qëndroj në autobus pa maskë i revoltuar ka dal nga autobusi duke e goditur autobusin dhe si pasojë ka ardhur deri  tek thyerja e xhamit, thuhet në njoftimin e Trafikut Urban.

Kjo Ndërmarrje Publike Lokale ka kërkuar që rastet mos të përsëritën ndërsa kanë thënë se masat kundër pandemisë COVID-19 do të vazhdojnë të aplikohen.

Në fund të njoftimit thuhet se: “Të shqetësuar rreth këtij rasti, dënojmë ashpër këtë sulm dhe të gjitha sulmet vandale të këtij lloji që janë duke u rritur gjatë kësaj kohe pandemie.  Kërkojmë që rastet e tilla mos të përsëriten më dhe sulmuesit të dalin para drejtësisë. Në autobusët e TU do të vazhdohet të respektohen masat kundër COVID-19 dhe apelojmë te të gjithë qytetarët të bartin maskat dhe të mbajnë distancë gjatë udhëtimit në linjat e TU”.

/GazetaSinjali/