image Qytetari në Istog përballet me një gjarpër jo fort të zakonshëm, ia del ta mbys - FOTO

Sociale

Qytetari në Istog përballet me një gjarpër jo fort të zakonshëm, ia del ta mbys – FOTO

news image

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali, ka bërë të ditur se sot gjatë ditës është përballur me një lloj jo shumë të zakonshëm të gjarpërit, i cili bën dallim nga ata të zakonshmit nga ngjyra e lëkurës së tij.

Ballafaqimin me të, ai thotë se e pati në Kosharishtë të Bjeshkëve të Istogut, teksa shprehet se nuk është i informuar për shkallën e rrezikshmërisë së tij, duke shtuar se për të është hera e dytë që përballet me këtë lloj të gjarprinjëve në atë zonë.

“Ky lloj gjarpri gjindet ne bjeshket e istogut ne kosharisht sa eshte i rrezikshem nuk e di .Eshte hera e dyte qe un e mbys kete lloj gjarpri”, u shpreh ai.

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët e Istogut përballen me gjarprinj të ndryshëm, të cilët herë-herë janë edhe goxha të rrezikshëm.

/GazetaSinjali/