Dje në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë, policia ka arrestuar një mashkull nga komuniteti ashkali pasi ka kanosur zyrtarin policor.
Rasti po hetohet si “kanosje ndaj personit zyrtar”. Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rruga “Skënderbeu”, Gjakovë, është arrestuar i dyshuari mashkull (ashkali), pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarin policor-viktimën mashkull. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.