KEDS dje ka njoftuar se kanë filluar reduktimet e rrymës si pasojë e krizës energjetike. Ndërprerje të rrymës ka edhe në Mitrovicë, por dje për veriun e Mitrovicës u raportua se në vazhdimësi pati rrymë
Një mitrovicas tha se pjesa veriore e qytetit dje ka pasur rrymë gjithë ditën, ndërsa sot pati ndërprerje 10-15 minuta.
E në pjesën jugore, mitrovicasi tha se rrymë nuk ka pasur nga ora 11 deri në 00:00.
“Pjesa veriore dje gjithë ditën ka pasur rrymë, sot ka pasur disa ndërprerje ka 10-15 minuta, a dje ka pasur gjithë ditën. Te ne, prej orës 11 deri në orën 00:00 ka pasur probleme me rrymë”, është shprehur ai për T7. /GazetaSinjali/