image Qytetari filmon hajnat në Pejë: Ktheni ato që i vodhët ose do të ju dërgojë në Polici

Kosovë

Video/ Qytetari filmon hajnat në Pejë: Ktheni ato që i vodhët ose do të ju dërgojë në Polici

news image

Një qytetar nga Peja ka siguruar pamjet kur dy të rinj ia kanë vjedhur disa mjete të punës nga makina e tij. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Pejës, raporton Gazeta Sinjali.

Personit që i janë vjedhur mjetet e punës i ka thënë Gazetës Sinjali se ende nuk e ka lajmëruar Policinë e Kosovës për këtë rast, për shkak se po pret që personat t’ia kthejnë mjetet e punës, në të kundërtën ai thotë se do t’i lajmërojë në Policinë e Kosovës.

“Në orët e hershme këta djemtë e rinj të rinj në qendër të Pejës më kanë vjedhur dhe nëse nuk dëshirojnë që videon t’ua dërgojë Policisë së Kosovës le t’i sjellin ato vegla që i kanë marr në të kundërtën do t’ua publikojë fytyrat”

“Po ashtu ju bëjë  thirrje që askush të mos i blejë këto vegla për shkak që se janë të vjedhura nga unë”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/