image Qytetarët shesin në të zezën biletat Kosovë-Mali i Zi, çmimi 50-160 euro

Kosovë

E kundërligjshme/ Qytetarët shesin në të zezën biletat Kosovë-Mali i Zi, çmimi 50-160 euro

news image

Disa qytetarë që kanë arritur t’i blejnë biletat për ndeshjen e nesërme Kosovë-Mali i Zi, po i shesin në të zezën, në faqen online “merr jep”, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit kanë raportuar në redaksinë e Gazetës Sinjali se çmimet për një biletë variojnë nga 50 deri në 160 euro.

Mjafton të hysh në këtë faqe dhe të shohesh se si qytetarët bëjnë “pazar” kundërligjshëm me bileta.

Nuk dihet nëse shitja e biletave në të zezën ka rënë në sy të Policisë së Kosovës.

Ndeshja, Kosovë-Mali i Zi do të luhet nëser në mbrëmje.

/Gazeta Sinjali/