Këshilli Gjyqësor i Kosovës në kuadër të një projekti të përkrahur nga Bashkimi Evropian ka prezantuar të premten platformën online të Sistemit Qendror të Evidencës Penale për nxjerrjen e certifikatës së gjendjes penale.
Projekt ky i punuar për gjashtë vite, do t’u mundësoj qytetarëve të vendit që të nxjerrin certifikatën e gjendjes penale nga shtëpia apo zyra duke u qasur online, brenda disa minutave, pa pasur nevojë të shkojnë fizikisht në Gjykatë.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj ka thënë se ky projekt është një storie suksesi.
“Ky projekt përbën një storie suksesi, të institucioneve vendore me ato ndërkombëtare. Zhvillimi gjyqësorit nga perspektiva jonë është i pamundshëm pa ndihëm e partnerëve ndërkombëtarë. Kishim një sistem jo unik në Republikën e Kosovës, pasi nënkuptonte …konfirmoj se kemi 700 qytetarë që vizitojnë gjykatën sot, e ky është lajm i mirë”, ka thënë Zogaj.