image Qytetarët e Prishtinës dokumentet mund t'i nxjerrin online e t’i marrin përmes postës

Kosovë

Njoftim/ Qytetarët e Prishtinës dokumentet mund t’i nxjerrin online e t’i marrin përmes postës

news image

Komuna e Prishtinës për ta reduktuar lëvizjen e qytetarëve, ka rikujtuar se ata mund të aplikojnë online për dokumentet e gjendjes civile.

Në njoftimin e komunës bëhet e ditur se çmimi për shërbime postare për secilin dokument kushton 1 euro, përveç çmimit të vetë dokumentit, transmeton Gazeta Sinjali.

Këto dokumente do t’u dorëzohen në shtëpi brenda 24 orëve.

Njoftimi i plotë i komunës:

“Për të lehtësuar reduktimin e lëvizjeve, Komuna e Prishtinës rikujton qytetarët për aplikimin online për dokumentet e gjendjes civile.

Dokumentet të cilat mund të merren online janë:

1. Certifikata e Lindjes (1 Euro)

2. Certifikata e Vendbanimit (1 Euro)

3. Certifikata e Martesës (1 Euro)

4. Certifikata e Shtetësisë (2 Euro)

5. Ekstrakti i Lindjes (1 Euro)

6. Vërtetim nga Arkiva (1 Euro)

7. Certifikata e Statusit të Martesës (1 Euro)

8. Deklarata e Bashkësisë Familjare (2 Eur0)

Çmimi për shërbime postare për secilin dokument është 1 EUR, përveç çmimit të vetë dokumentit.

Qytetarët që aplikojnë, fillimisht duhet të regjistrohen (përmes numrit personal te letërnjoftimit dhe datës se lindjes), pastaj të kyçen në modulin e porositjes online te dokumentit ose dokumenteve te caktuara.

Dokumentet dorëzohet në shtëpi përmes Postës, 24 orë pas aplikimit.

Manuali me udhëzime të përdorimit është i bashkangjitur në të dy gjuhët.

Linku për këtë shërbim është: https://kk.rks-gov.net/prishtine/?fbclid=IwAR2EM8jEIZzLdNDe3keRsuuohFS3rLkOm3pminDwia-IGgWBnilS_PbcfeI / në anën e djathte është dritarja KYÇY/REGJISTROHU)

Të qëndrojmë në shtëpi duke reduktuar lëvizjet që nuk janë të domosdoshme!

Vetëm kështu mund të ndihmojmë që të mbrojmë veten dhe të tjerët!

Sepse, #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë shumë më lehtë!”\

Në Kosovë, aktualisht numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 16./Gazeta Sinjali/