Përfaqësuesit nga Shoqata për Krime Lufte “Gjakova 98-99”, konkretisht qytetarët e Komunës së Gjakovës dhe Rahovecit, do të dorëzojë nesër kontigjentin e 14 të padive ( 100 padi ) kundër kriminelëve serbë.
Kësaj radhe shoqata paralajmëron se do të dorëzohen shtesë edhe këto dosje:
1. Dosjet lidhur me krimet e datës 7,8,9,10 Maj 1999, ku janë të ekzekutuar dhe masakruar 97 persona, si dhe të arrestuar gjatë kësaj periudhe, një numër i madh i qytetarëve të Komunës së Gjakovës ( 247), ku më pas disa janë liruar dhe të tjerët janë mbajtur peng. Në këtë dosje do të dorëzohen edhe formularët e përgatitur të personave të vrarë në Burgun e Dubravës.
2. Dosja e 112 fëmijëve të vrarë në Komunën e Gjakovës gjatë periudhës 1998-1999.
3. Dosja e kriminelëve pjesëmarrës të datave 7,8,9 dhe 10 Maj 1999 dhe atyre që kishin bartur kufomat duke i varrosur dhe zhvarrosur me urdhrat e urdhërdhënësve kriminalë serbë.
Po ashtu, sot ka dalë në shtyp edhe libri i 112 fëmijëve të vrarë në komunën e Gjakovës gjatë periudhës 1998-1999 i autores, Shkëndije Hoda./Gazeta Sinjali/