image Qytetarët e Deçanit dyshohet se janë helmuar nga uji, Hidrodrini: Mjekët do të japin përgjegjësi nëse nuk del kështu

Sociale

Qytetarët e Deçanit dyshohet se janë helmuar nga uji, Hidrodrini: Mjekët do të japin përgjegjësi nëse nuk del kështu

news image

Qytetarët e Komunës së Deçanit dyshohet se janë helmuar nga uji i pijes.

Kështu është bërë e ditur sot nga KRU “Hidrodrini” në Deçan ku ka kërkuar nga banorët e fshatrave Prejlep, Rastovicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri të mos konsumojmë ujin e pijes.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me ushtruesin e detyrës së udhëheqësit të “Hidrodrinit”, Petrit Januzaj, i cili ka thënë se nuk mendon se helmimi ka ndodhur si pasojë e ujit.

Unë prej mëngjesit jam infromu edhe unë kemi dal në terren me kryetarin komunës kemi dalë në shtëpinë e shëndetit. Unë si ushtrues i detyrës nuk mendoj që ky helmim vjen prej ujit të pijes, por megjithatë i kemi marrë të gjitha mostrat që ta verifikojmë edhe ta vërtetojmë situatën se qysh është. Ne nesër shumë herët do të dalim me një analizë për gjendjen momentale të ujit të pijes së në çfarë situate është uji pa e ditë na se na çfarë gjendje është uji nuk mund të themi diçka më shumë”,  ka thënë ai.

Tutje ai ka shtuar se informata të tilla janë shqetësuese për qytetarët, pasi sipas tij dyshimet për helmime me ujin janë vetëm supozime të mjekëve.

“Edhe shqetësimi i qytetarëve  edhe ai inflamacion nuk është i rezultum , nuk ka rezultat që është prej ujit, vetëm në supozim vjen kjo. Unë nuk e di ndoshta është një ngutësi e mjekëve që duhet me dhanë përgjegjësi në qoftë se nuk vjen prej kësaj situate, e nuk duhet me bo kësi propagande’, ka shtuar ai.

Januzaj ka thënë se nuk është hera e parë që një gjë e tillë po ndodhë në komunën e Deçanit. Ai ka pohuar se në herët tjera kur një gjë e tillë është raportuar ka rezultuar se uji nuk ka shkaktuar helmim.

Me fjalë të tjera është një ngutësi e madhe e stafit shëndetësor për një konkludim të tillë“, ka përfunduar ai./Gazeta Sinjali/