Qytetarët e Gjakovës mbrëmjen e sotme kanë dalë për shëtitje në parkun “Ali Podrimja” në Gjakovë, por nga videot e siguruara nga Sinjali, duket se s’po respektohet distanca sociale.
Një lexues i Gazetës Sinjali, i cili edhe vet qe i pranishëm në park, ka thënë se shumë qytetarë janë edhe pa maska dhe janë të tubuar.
Sonte Qeveria e Kosovës miratoi masat e reja në luftën kundër pandemisë.
Me vendim të ri të së dielës, i cili nis së zbatuari nga 19 prilli, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë në periudhën 22:30 – 05:00.
Gastronomia do të jetë e hapur deri në orën 22:00.