image Quni tregon pse u prish koalicioni LDK-LVV në Prizren

Reagim/ Quni tregon pse u prish koalicioni LDK-LVV në Prizren

news image

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Anton Quni, ka thënë se arsyeja e prishjes së këtij koalicioni është vendimi i kryetarit, Mytaher Haskukës, për të vazhduar të vetëm.

Kjo pasi që, kryetari Haskuka, sipas tij, nuk e ka respektuar kërkesën e LDK-së për ndarjen e përgjegjësive të partnerëve dhe koordinimin për zgjedhjen e kryekuvendarit.

“Kemi kërkuar nga partneri ynë që të bëjmë shpërndarjen e përgjegjësisë, me bindjen se kjo do ta rriste performancën dhe efikasitetin e shërbimeve karshi qytetarëve prizrenas. Ne konsiderojmë që koncetrimi i pushtetit tek njëri partner, nuk është praktikë e mirë në demokraci. Mosgatishmëria për ti dhënë zgjidhje kërkesës tonë, ka rezultuar me pamundësi për koordinim për zgjedhjen e kryesuesit të ri të Kuvendit Komunal”, ka shkruar Quni në Facebook.

Quni ka thënë se Haskuku, ‘fitorja e të cilit u vulos nga LDK-ja’, vendosi që të vazhdojë rrugën pa LDK-në.

Prishja e koalicionit LDK-LVV në Prizren erdhi pas zgjedhjes së Sulltan Badallit të PDK  në krye të Kuvendit Komunal./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2483734945225024&id=1407202792878250&__xts__[0]=68.ARA43AxVPcdUpSmy6WIgS7gQjh5wWrhIYY-RW_fqiWCNVZWWZpgswCPk7gSluiPasJlk4E2cLkEvPyyTLIjmUmKeaZjcelqGI0BSzqTF5NDvB23bjeOPqwiiDKx9OThMbOmwcEo64XFfbv3u0TH1RVsp_EwIfQK3ldk99PknQtYnIc4khz9QF0CWKUm01knBl9FcnfN_UyZgzKbCAg7qi8QAye7-tTclN0bLGTxxgqv_PgDXnb4mN214s0Ef3jGwx2YUtPMyIgvJ_p07iHsdCbScTwCzpTQN2-akhXOckPiap8Fzf1rCE-dez3pCPeVHP2q-iAuTkufP2v3YRGBt7e_J&__tn__=-R