image Quni beson se FSK-ja në vitin 2027 do të futet në OKB e NATO

Siguri

Quni beson se FSK-ja në vitin 2027 do të futet në OKB e NATO

news image

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka treguar disa nga objektivat e ministrisë që ai udhëheq për vitin 2020/21, shkruan Gazeta Sinjali.

Quni gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes tha se këto objektiva përfshijnë disa çështje lidhur me personelin, rikrijimin e njësive të reja, rikonstruktimin e Ministrisë dhe FSK-së dhe të gjitha çështjet që janë në shërbim të realizimit të planit gjithpërfshirës të tranzicionit të FSK-së.

Sipas tij, FSK-ja do të shpallet e certifikuar për arritjen e kapaciteteve të plota operacionale, në vitin 2027.

“Ky proces mbështetet me të gjitha ato nevojat nga fusha e teknologjisë ushtarake që duhet të aplikohen brenda FSK dhe këto së bashku kanë një dinamikë që deri në vitin 2027 që nga autoritetet kryesisht e SHBA-ve çdo njësi veç e veç, por edhe FSK-ja në përgjithësi të shpallen si të certifikuara me arritjen e kapaciteteve të plota operacionale”, tha Quni.

Ministri i Mbrojtjes shprehet optimist se deri në vitin 2027 FSK -ja do të arrijë t’i deklarojë kapacitetet e plota dhe të jetë garantuese e sovranitetit dhe integritetit të territorit të Kosovës.

Sipas tij, deri në këtë vit, FSK-ja do të jetë plotësisht e gatshme t’i përgjigjet nevojave të autoriteteve civile për asistencë, si dhe do të jetë e gatshme të zbarkojë jashtë vendit nën ombrellën e OKB-së apo NATO-s.

“Për çdo objektiv është një angazhim i veçantë, sepse kërkon angazhim dinamik të diplomacisë së jashtme, ekspertizë të lartë të FSK dhe besueshmëri te komuniteti ndërkombëtar që ne jemi një forcë që garanton paqen dhe sigurinë dhe në një të ardhme të afërt jemi të gatshëm edhe në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare që kudo ku kërkohet asistenca jonë ne me profesionalizëm të ofrojmë asistencë në çdo regjion edhe jashtë kufijve të Kosovës”, tha Quni./Gazeta Sinjali/