image Qumili feston ditëlindjen, mbush 64 vite

Bota e Yjeve

Qumili feston ditëlindjen, mbush 64 vite

news image

Aktori kosovar, Sevdai Radogoshi i njohur në publik me nofkën ‘Qumili” sot e feston ditëlindjen, shkruan Gazeta Sinjali.

Qumili nëpërmjet faqes së tij në Facebook njoftoi se i ka mbushur 64 vite.

Ai njihet për humorin e shquar në kohën e para luftës dhe pas saj, ku ka marrë pjesë në shumë programe, emisione dhe koncerte.

Roli i tij si Qumili njihet nga koha kur ishte pjesë e grupit “Treshi përsheshi”, së bashku me dy aktorët tashmë të ndjerë, Ibrahim Krajkova (Leci) dhe Rasim Thaçi (Cima).

/GazetaSinjali/