image A po e feston Jason Derulo ditëlindjen me Morena Tarakun?

Bota e Yjeve

Showbiz/ A po e feston Jason Derulo ditëlindjen me Morena Tarakun?

news image

Jason Derulo duket se është duke festuar ditëlindjen me këngëtaren kosovare, Morena Toraku.

Këngëtarja kosovare është mjaftë e aktive në rrjetet sociale, së fundmi ajo i ka uruar ditëlindjen këngëtarit Derulo.

Jason ka festuar së fundmi ditëlindjen. Ai ka mbushur 30 vjeç dhe ka marrë shumë urime nga miqtë, kolegët dhe fansat. Këngëtarja Morena Taraku po ashtu e ka uruar, madje publikisht.

Morena ka postuar një foto në profilin e saj të Instagramit, në të cilën shihet shumë e afërt me këngëtarin, të vetëm në një shtëpi dhe me një gotë shampanje në duar.

‘Gëzuar ditëlindjen Jason’, ka shkruar ajo, si dhe ka vizatuar një zemër duke ngritur dyshime.