Aktori kosovar, Sevdai Radogoshi i njohur në publik me nofkën ‘Qumili” sot e feston ditëlindjen, shkruan Gazeta Sinjali.
Qumili nëpërmjet faqes së tij në Facebook njoftoi se i ka mbushur 64 vite.
Ai njihet për humorin e shquar në kohën e para luftës dhe pas saj, ku ka marrë pjesë në shumë programe, emisione dhe koncerte.
Roli i tij si Qumili njihet nga koha kur ishte pjesë e grupit “Treshi përsheshi”, së bashku me dy aktorët tashmë të ndjerë, Ibrahim Krajkova (Leci) dhe Rasim Thaçi (Cima).