image QKUK blen 28 mijë euro detergjent

QKUK blen 28 mijë euro detergjent

news image

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK)  ka nënshkruar kontratë  për furnizim me detergjent pluhur për makina larëse industriale në lavatoren e kësaj qendre. Kjo kontratë arrin vlerën e 28 mijë eurove, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkaq në kontratën e publikuar nga Prokurimi Publik shihet se për këtë tender fillimisht janë paguar 26 mijë e 550 euro, e që ka qenë tenderi me çmimin më të lartë.

Data e dhënies së kësaj kontrate ka qenë më 25 maj, kurse më 10 qershor është nënshkruar.

Furnizimi me deteregjent në depon qëndrorë të QKUK-së i është dhënë operatorit ekonomik “Interservis” SH.P.K./GazetaSinjali/