image QKMF në Prizren 'vlon' nga qytetarët, në kohë pandemia janë 'ngjitur' me njëri-tjetrin

Sociale

QKMF në Prizren ‘vlon’ nga qytetarët, në kohë pandemia janë ‘ngjitur’ me njëri-tjetrin

news image

Rritja e numrit të rasteve me koronavirus në shumë vende të globit alarmoi botën se ky mund të jetë një sinjal për një valë të re të pandemisë, raporton Gazeta Sinjali.

Alarmi u ndez edhe në Kosovë nga kryeministri Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, të cilët paralajmëruan rikthim të masave kufizuese.

Por, situata në vend dhe në botë duket se nuk po u bën përshtypje qytetarëve të Prizrenit.

Në disa fotografi të shkrepura në korridorin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, janë parë shumë qytetarë të “ngjitur” njëri me tjetrin, duke mos respektuar kështu distancën fizike që vlerësohet si masë mbrojtëse kundër përhapjes së këtij virusi./Gazeta Sinjali/