Muaji tetor është muaj i ndërgjegjësimit të grave për kancerin e gjirit. Përgjatë këtij muaji, mjekët apelojnë për diagnostikim të hershëm të kancerit. Në anën tjetër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në çdo komunë të Kosovës ofrojnë mamografi falas në shërbimin publik.
E një mundësi e tillë nuk po ofrohet nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Pejë.
Sipas sqarimit publik të QKMF-së, shërbimi nuk ofrohet për shkak të mungesës të radiologut.
“Njoftojmë pacientët se Kabineti i Radiologjisë në mungesë të Radiologut nuk do të ofroi shërbimet mjekësore që ky kabinet i ofron. Ju lutem, orientohuni për marrje të këtij shërbimi në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë”, thuhet në njoftim.
E krejt në fund u kërkojnë falje pacientëve për siç e quajnë ata “situatë e palakmueshme”.