Mantelbardhët e QKMF-së në Ferizaj, sikurse edhe kolegët e tyre në botë, kanë arritur gjysmë viti angazhim të pandërprerë në luftën kundër COVID-19.
Sistemi i menaxhimit të kësaj situate nga QKMF, po funksionon me kapacitet të plotë, duke ofruar vazhdueshëm shërbime për pacientët me COVID-19.
Për 60 ditë angazhimi në korrik dhe gusht, ekipi i vizitave në shtëpi për personat e infektuar me COVID-19 kanë kryer 835 intervenime duke ofruar për të gjithë shërbime shëndetësore, 748 u kryen në tendën e vendosur për këtë qëllim.
Bashkë me Spitalin Rajonal të Ferizajt u realizuan 802 shërbime radiologjike, 283 analiza laboratorike dhe gjithsej 4,130 shërbime shëndetësore nga ekipet mobile, dhënë personave të infektuar ose dyshuar me COVID-19.
Të gjitha këto rezultate u arritën nga punonjësit shëndetësorë që nuk po kursejnë asgjë nga vetja e tyre në mbrojtje të shëndetit publik. /Gazeta Sinjali/