image QKMF në Ferizaj mohon vaksinimet "me të njofshëm": I shohin stafin pa mantila kur kthehen prej pauzës e keqkuptojnë

Shëndetësi

QKMF në Ferizaj mohon vaksinimet “me të njofshëm”: I shohin stafin pa mantila kur kthehen prej pauzës e keqkuptojnë

news image

Gazeta Sinjali gjatë ditës së djeshme ka raportuar për rradhë të gjata në qendrën e vaksinimit “Zenel Hajdini”, në Ferizaj, ku edhe sot po raportohet se ka parregullsi.

Për të marrë informacione për parregullsitë në procesin e vaksinimit në këtë qendër, Sinjali ka kontaktuar me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.

Drejtoresha e kësaj qendre, Nadire Ymeri, ka mohuar se qytetarët po “hyjnë me të njofshëm” për t’u vaksinuar.

Ajo thotë se qytetarët mund të keqkuptojnë kur i shohin infermierët pa mantile dhe kështu mendojnë se ata janë qytetarë që po vaksionohen “me të njofshëm”.

Na nuk jemi në dijeni se dikush hin me të njofshëm, aty mujn me hi edhe stafi dhe mujn me i pa tu u en stafin pa mantilla, kur hijn mrena dhe i veshin, qaty mujn me dyshu, na i kemi thanë kerkon me të njofshëm mos me shti, aty rrijn edhe policia që e mban renin.

Tutje, ajo ka shtuar se zyrtarët policorë po e mbajnë rendin e qytetarëve dhe nuk po lejojnë, sipas saj, të ndodhin gjëra të tilla.

“Nuk i lejojnë policia me hy me të njofshëm, po ata qytetarët mujn me dyshu që stafi enen, dalin në pauz dhe kthehen prapë dhe menojnë që po hijn me të njofshëm , përndryshe policia është duke e mbajt renin dhe nuk i lejojnë me shti me të njofshëm askënd”, ka thënë Emini.

Kujtojmë se dje Sinjali ka kontaktuar me drejtoreshën e Shëndetësisë në Komunën e Ferizajt, Abetare Kurti -Maliqi, e cila fajin ia ka lënë Ministrisë së Shëndetësisë për termine të lëshuara, sipas saj, jashtë kapaciteteve të kësaj komune. /GazetaSinjali/