Një mijë persona që po qëndronin në një hotel në Tenerife, janë futur në karantinë pasi një mysafir italian bëri testin dhe u vërtetua që ishte sëmurë me koronavirus.
Autoritetet shëndetësore në ishujt Kanarie urdhëruan mbylljen e hotelit H10 Costa Adeje Palace në jug të Tenerife, të hënën pasi Spanja priste prova përfundimtare të rastit të tretë të virusit.
Një pushues në këtë hotel tha se jemi mbyllur në dhomat e tyre dhe siç mund ta shohin jashtë hotelit janë shumë policë dhe rreth 50 punonjës të hotelit, ndërsa shtoi se u është kërkuar që gjithë vizitorët të qëndrojnë në dhomat e tyre.
Spanja ka dy raste të konfirmuara të koronavirusit – një në ishullin e largët Kanarinë të La Gomera dhe n jë tjetër në ishullin Balearik të Mallorca./Gazeta Sinjali/