Qindra pasagjerë po largohen nga Wuhan i Kinës me tren, raportoi AFP.
Në stacionin e trenit, pasagjerët pritën deri në mesnatë me kohën lokale për t’u larguar.
Ky ishte momenti kur qeveria kineze hoqi bllokadën e plotë të Wuhan, qyteti i 11 milion banorëve ku filloi pandemia e virusit Covid-19.
Heqja e bllokadës së plotë të qytetit, nga i cili askush nuk mund të largohej që prej 23 janarit, është një shenjë që Kina është në fund të krizës së shkaktuar nga koronavirusi. /Gazeta Sinjali/