image Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të nënshkruajnë 11 marrëveshje

Politikë

Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të nënshkruajnë 11 marrëveshje

news image

Luan Dalipi, shefi i Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës, ka bërë të ditur se sot Qeveria e Kosovës nënshkruan 11 marrëveshje me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se marrëveshjet përfshijnë pikat si studim i fizibilitetit për rrugën “Prizren–Tetovë” si dhe bashkëpunimi në sferën e diasporës.

“Disa nga marrëveshjet: studim i fizibilitetit për rrugën “Prizren–Tetovë”, bashkëpunim në sferën e diasporës, rregullim kufitar të komunikacionit hekurudhor, bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësisë, dhe në qeverisje lokale”, ka shkruar Dalipi. /Gazeta Sinjali/

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë, kostum dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme