image Qeverisë i kërkohet ndryshimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

18345

Të shëruar

15198

Të vdekur

669

Qeverisë i kërkohet ndryshimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

news image

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) e sheh si të vonuar votimin në lexim të parë të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, ka thënë se periudha deri sa të votohet në lexim të dytë ka mundësi që të plotësohet më kërkesat që janë dërguar me rekomandime në Qeveri.

“Ne vazhdimisht kemi bërë thirrje që të kalojë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe të miratohet në lexim të parë dhe mes leximit të parë dhe të dytë ka mundësi të plotësohet dhe ne veçse i kemi dërguar rekomandimet e para në Qeveri për disa ndryshime të mundshme që kryesisht lidhen me masat që mund ta rrisin kërkesën agregate, por të njëjtën kohë edhe ta lehtësojnë gjendjen e bizneseve, siç janë ato që janë ekspozuar financiar në raport me bankat që i kanë shumat e larta të pagesës së interesit”.

Rukini thotë bizneset kanë pësuar rënie drastike e që sipas tij, kjo do të ndikojë në investime më të vogla, në qarkullim më të vogël dhe në mundësinë që të krijohen vende pune./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: