image Qeveria themelon Komitetin e veçantë për pandeminë, do të udhëhiqet nga Arben Vitia

Shëndetësi

Qeveria themelon Komitetin e veçantë për pandeminë, do të udhëhiqet nga Arben Vitia

news image

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të radhës sot, në mënyrë elektronike, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se në këtë mbledhje është marrë vendimi për themelimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19.

Në vendimin e siguruar nga Gazeta Sinjali, kryesues i këtij komiteti do të jetë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ndërkaq zëvendëskryesuesi do të jetë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Anëtarë të këtij komiteti do të jenë përfaqësues nga presidenca, të gjitha ministrisë, IKShPK, ShSKUK, AVUK, AKI, Policia, Zyra e Prokurorit të Shtetit, Këshilli për Siguri, Inspektorati i Tregut dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave.

Përmes këtij vendimi parashihet që ky komitet të obligojë komunat që të themelojnë nënkomitetet komunale me qëllim të parandalimit dhe luftimit të pandemisë./Gazeta Sinjali/