image Qeveria: Të gjithë qytetarët, edhe ata që shpenzojnë më shumë rrymë, do të subvencionohen - Sinjali

Qeveria: Të gjithë qytetarët, edhe ata që shpenzojnë më shumë rrymë, do të subvencionohen

news image

Qeveria e Kosovës ka dalë me disa sqarime pas reagimeve në publik se në rast të shtrenjtimit të rrymës, do të subvencionohen vetëm ata që shpenzojnë më pak se 600kWh energji elektrike, raporton Gazeta Sinjali.

Qeveria ka sqaruar se fondi prej 70 milionë eurosh që është paraparë të ndahet për subvencione, do të përfshijë edhe qytetarët të cilët harxhojnë më shumë se 600 kWH rrymë.

“Të gjithë qytetarët, edhe atyre që konsumojnë mbi 600 kWh, do t’u subvencionohet 600kWh i parë. Tarifës së ri i nënshtrohet energjia e konsumuar mbi 600kWH, e cila tarifë po ashtu do të jetë e subvencionuar pjesërisht nga Qeveria”, thuhet në sqarim.

Ekzekutivi po ashtu ka përsëritur se raporti i ZRrE-së nuk është final dhe se kjo qeveri do të dërgojë komentet e saja për këtë raport.

Subvencionimi i bizneseve, sipas Qeverisë, do të bëhet në mënyrë që të parandalohet efekti zinxhiror i rritjes së çmimeve të mallrave dhe shërbimeve, si dhe për të mbrojtur sigurinë e vendit të punës.

Nëse miratohet raporti i kësaj zyreje, rryma do të shtrenjtohet nga 1 shkurti i vitit 2022 deri më 31 mars të vitit 2023./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin