Ministria e Punës, Familjes, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta së Sllovenisë do të hartojë brenda një ose dy javësh, ndryshime legjislative për të korrigjuar rregulloren që ndalon çiftet homoseksuale të martohen ose të adoptojnë, ka deklaruar të premten ministri Luka Mesec.
Ai ka treguar se ashtu ka qenë vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe se e respektojnë atë me shumë dëshirë.
“Gjykata Kushtetuese na ka urdhëruar ta bëjmë dhe ne do ta bëjmë me kënaqësinë më të madhe”, ka deklaruar ai, shkruan STA.
Europarlamentarja Sophie in t’Veld ka thënë se ky lajm është i mirë, duke shtuar se Sllovenia e lejon martesën mes gjinisë së njejtë dhe adoptimin.