image Qeveria shfuqizon udhëzimin administrativ që ekspertët mjeko-ligjorë të paguhen për punët jashtë orarit

Politikë

Qeveria shfuqizon udhëzimin administrativ që ekspertët mjeko-ligjorë të paguhen për punët jashtë orarit

news image

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar shfuqizimi i udhëzimit administrativ për kompensimin e punës jashtë orarit dhe pjesëmarrjes në seanca gjyqësore të ekspertëve mjeko-ligjorë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se eliminohet mundësia e kompensimit për kryerjen e ekzaminimeve mjekoligjore pa bazë ligjore, e cila sipas tij, e ka dëmtuar buxhetin e institucioneve.

Në veçanti, sipas Kurtit janë dëmtuar Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës në shumën prej afro 840 mijë euro.

Ndërsa, zëvendësministër i Drejtësisë, Blerim Sallahu, thotë se kompensimi për kryerjen e ekspertizave mjeko ligjore deri tash është bërë me udhëzim administrativ dhe pa bazë ligjore.

Në po këtë mbledhje, Qeveria e Kosovës ka marr vendim që mjekët e profesorët që punojnë në institucionet publike të futen në kategorinë e zyrtarëve publik, ku edhe ata duhet ta deklarojnë pasurinë. /GazetaSinjali/