image Qeveria pranon të angazhohet në kërkesën e banorëve të Malishevës që shërbimet administrative t’i marrin në Prizren

Kosovë

Qeveria pranon të angazhohet në kërkesën e banorëve të Malishevës që shërbimet administrative t’i marrin në Prizren

news image

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, në seancën e sotme plenare, ka thënë se kërkesa e qytetarëve të Malishevës për kthimin e të gjitha shërbimeve administrative nga regjioni i Gjakovës në atë të Prizrenit, do të shikohet si mundësi në qeveri.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi, pyeti Slemanajn rreth asaj se pse nuk adresohet kjo kërkesë e banorëve të Malishevës që shërbimet administrative të rikthehen në regjionin e Prizrenit pasi që qasja aty është më lehtë.

Selmanaj ka theksuar se, qeveria së bashku me institucionet përgjegjëse, shumë shpejtë do të angazhohet në këtë drejtim.

“Sigurisht që banorët e komunës së Malishevës kanë arsye në kërkesën e tyre, bazuar në lidhjet që kanë këta banorë me Prizrenin, qofshin ato familjare, qofshin ato infrastrukturore-ekonomike apo të çfarëdo natyre tjetër. Por ne duhet të shohim mundësitë dhe hapësirat e tjera që na lejon t’ju përgjigjemi kësaj kërkese. Pra po flas në emër të kryeministrit do të angazhohemi së bashku me institucionet përgjegjëse që të shohim mënyrën”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/