Më 7 maj, Qeveria Kurti 2 ka miratuar programin e saj qeverisës, në të cilin ka pasqyruar prioritet dhe qëllimet e saj në të gjitha fushat e përgjegjësisë, raporton Gazeta Sinjali.
Në mesin e pikave që janë përmendur në prioritetin e parë të kësaj qeverie, që është menaxhimin i pandemisë COVID-19, është edhe ndihma financiare që kjo qeveri planifikon të ndajë për familjet që kanë humbur kryefamiljarin si pasojë e pandemisë.
“Ndihmë direkte për familjet të cilët i kanë humbur. Kryefamiljari ose edhe burimin e financimit si pasojë e vdekjes nga pandemia”, thuhet në faqen 6 të këtij programi të siguruar nga Gazeta Sinjali.
Kjo çështje ishte ngritur në Kuvendin e Kosovës nga deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, më 26 prill të këtij viti.
Ajo kishte kërkuar që qeveria t’i financojë këto familje, derisa ata të sigurojnë një pagë, qoftë edhe nga shteti./Gazeta Sinjali/