image Qeveria planifikon që magjistralja Prishtinë-Mitrovicë të përfundojë për 25 muaj

Sociale

Qeveria planifikon që magjistralja Prishtinë-Mitrovicë të përfundojë për 25 muaj

news image

Qeveria e Kosovës po planifikon që magjistralja Prishtinë-Mitrovicë të përfundojë për 25 muaj, për çka është hapur edhe prokurimi specifik.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se si është planifikuar që ky projekt infrastrukturor më pak se 10 kilometra që ka nisur tash e mbi 10 vjet të përfundojë për 25 muaj.

Aliu, mes tjerash, ka bërë të ditur se ky prokurim do të kalojë nëpër tri faza teksa ka ftuar të gjitha kompanitë konsulente vendore e ndërkombëtare që të dorëzojnë propozime e tyre.

“Sot është publikuar Njoftimi Specifik për Prokurim për Shërbimet Konsulente për Rishikim të Dizajnit dhe Mbikëqyrjen e Punëve Ndërtimore në Rrugën N2 Prishtinë – Mitrovicë, me gjatësi 9.78 km”.

“Shërbimet do të mbulojnë një periudhë prej njëzet e pesë muajsh kalendarik nga data e fillimit ku përfshihen: tre muaj shqyrtimin e dizajnit, përgatitjen e dosjes së tenderit, procedurat e prokurimit dhe vlerësimin e ofertave, 20 muaj periudha e mbikëkqyrjës se punimeve dhe dy muaj periudha e finalizimit të projektit. Ftohen të gjitha kompanitë konsulente ndërkombëtare dhe vendore të interesuara që ti dorëzojnë propozimeve e tyre” ka shkruar Aliu.

/GazetaSinjali/